Me daljen e Sarës nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, atë dhe PM i kemi parë thuajse kudo bashkë duke na vërtetuar që lidhja e tyre është shumë serioze.
Madje, ata bënë edhe pushimet e para së bashku, duke u arratisur për disa ditë në Bogë, një nga destinacionet më të bukura dimërore. Së fundmi, në Instastory, blogerja ka veçuar momentet më të qëndrimit të saj në “Big Brother VIP”, duke përmendur surprizën e bluzës së personalizuar me një foto të saj dhe DJ Pm, dhe parashutën fantastike.
Sarah ka treguar se grupi që ka organizuar këto ka qenë shumë suportues dhe ka falur shumë dashuri për ta jo vetëm brenda shtëpisë por edhe jashtë saj. Ata i kanë dërguar dy dhurata, dy korniza unike me foto të spikatura të çiftit.
Megjithatë, Sarah më të madhen e ka mbajtur për vete, ndërsa tjetrën ia ka lënë Pajtimit. “Më fal PM”, ka shkruar ajo, por PM nuk do ta lërë me kaq.
“Do ankohem në gjykatë për këtë”, ka shkruar ai, shoqëruar me disa emoji me të qeshur. Epo, arsyeja nuk mund të ishte më e ëmbël se kaq, ashtu si dhe vetë ata të dy!