Përvec Trixës e cila nuk e ka pritur mirë daljen e saj edhe Donaldi nuk po e përjeton edhe aq mirë. Sërish sot në gjendje vetmie e ka ‘ngushëlluar’ veten duke kënduar një këngë të vjetër të Ermal Fejzullahut.
Sot nisi ditën duke kënduar këngën ‘Për një dashuri” të Ermal Fejzullahut. Ai duket i përhumbur teksa këndon disa vargje të këtij projekti muzikor. Këngëtari videon e ka postuar në Instastory, teksa ka shkruar se Donaldi po e ndjen këngën në maksimum. ‘Donald Veshaj tu e fillit max’, shkroi këngëtari.
Pas daljes së Beatrix Ramosaj nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Donaldi është shqetësuar për këngëtaren teksa ka thënë se ka f rikë për jashtë.
Kujtojmë se Triksa ka pasur gjithmonë frikë për atë që e priste kur të linte shtëpinë dhe këtë gjë siç duket ja ka “transmetuar” edhe aktorit. Ky i fundit i ka thënë Triksës “Nëse ke diçka, merr Romeon në telefon nëse ke shqetësim, për çdo gjë. Ai do të jetë afër teje”, – tha Donaldi.