Rozë

Rrëqeth aktorja, Tinka Kurti: Burri më la vetëm me një djalë, po mua Zoti ma mori dhe djalin

Aktorja e njohur Tinka Kurti u shfaq e emocionuar në promovimin e librit “Ditari i një bashkëshorti”, ku vjen ditari i bashkëshortit të saj Palokë Kurti. Një libër të Anila Memës, që sjell rrëfime, shënime dhe imazhe nga rolet e Tinkës ndër vite. “Ishte e zorshme të merreshe me art. Do kishe shumë llafe pas.

Filja ishte jeta ime, ai rol ishte shumë”, tha e madhja Tinka Kurti. Teksa kujtoi bashkëshortin e saj, i vetmi çast kur aktorja “Nder i Kombit” përlotet, është kur kujton të birin, të ikur herët.

Me forcën e dhimbjen e nënës, me sytë e kristaltë ajo rikujton fjalën e fundme që i tha të birit, pa mundur ta marrë më vete. “Janë emocione të jashtëzakonshme të jetës sime.

Im shoq iku herët. E kam thënë gjithmonë, duhet t’i vijë keq atij burrit tem, që më ka lënë me një djalë, (përlotet) por unë pata fatin e keq me humb edhe djalin. Ai iku më i ri.

Janë çaste të jashtëzakonshme të jetës sime, sa kam qenë shumë trimneshë edhe me dhimbjen e djalit. I jam afruar tim biri, në arkëmort dhe i kam thënë: biri im, shpirti i nanës, nuk të marr dot se nuk më vjen dot, por më kanë ndihmuar njerëzit, më ka ndihmuar Shqipëria”, tha ajo.

Urime datëlindja, Tinka Kurti!

MË TË LEXUARAT

To Top