Moderatori dhe aktori i njohur, Salsano Rrapi, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, ku nuk i shpëtoi pyetjes nëse do të ketë një rikthim të Xhemi Shehut në Top Channel.
Ndërsa hezitoi disi, Salsano ‘u dorëzua’ duke zbuluar projektin më të ri që do të vijë në ekranin më të dashur të shqiptarëve, Top Channel.
Moderatorja Xhemi Shehu do të moderojë në krahë të Salsano Rapit, ndërsa ky i fundit është autor i këtij emisioni. Altin Basha do të jetë regjisor i këtij emisioni të ri.
“Po, Xhemi Shehu do kthehet në Top Channel. Do jetë përkrah meje në një program të ri që s’ka të bëjë me Portokallinë. Është në bashkëpunim me Top Channel, unë jam autor. Xhemi së bashku me mua është moderatore. Regjisor është Altin Basha dhe ky do të jetë një emision i ri në Top Channel”, u shpreh Salasano.