Në “TLS”ishte i ftuar aktori i njohur i humorit Visjan Ukcenaj në rolin e opinionistit. Në program u trasmetua takimi i Kristit me Marinelën. Ai ka komentuar se si e ka parë takimin e parë të fronistit me konkurrenten e re, Marinela dhe u bëri thirrje vajzave ta refuzojnë Kristin.
Mes dyshes pati puthje dhe shumë momente intime. Kleona që ka pëlqim për Kristin ka degraduar në ofendime ndaj Marinelës.
Marinela tha se nuk e kam problem të bëj marrëdhënie seksuale në mes të kamerave me Kristin.
Kristi tha se më pëlqen lirshmëria e saj dhe Visjani i thotë se ti je këtu vetëm për se*s dhe s’ke faj. Visjan Ukcenaj: Dukej që ishte shumë provokative, kishte dëshirë të shkonte direkt në ‘thelat e muhabetit’ ta themi në gjuhë popullore. Nuk e di tamam synimin e saj. Po ishte shumë provokative për një takim të parë. Sa filloi dy fjalitë e para…
Kristi: Në fakt më pëlqen ai ekstremiteti, ajo tërheqja që kishte…
Visjan Ukcenaj: Ty të pëlqen se ti ke ardhur vetëm për s e ks, nuk ke ardhur për dashuri. Kristi i ndërron vajzat, i zgjedh të gjitha dhe ndonjë ditë do zgjedh ndonjërën që është në korridor, që nuk është fare këtu. Unë problemin e kam me gocat që pranojnë të shkojnë me Kristin.
Pse nuk kanë një vetëvlerësim që ta refuzojnë, pasi ky tipi është vetëm për histori se k si, do t’i ndërrojë vazhdimisht dhe gocat duhet të kenë pak dinjitet dhe të mos shkojnë të gjitha, i zgjedh sot, nesër zgjedh një tjetër. Ai kërkon adrenalinë. Është njësoj si motorist dhe është me 300 kilometra në orë dhe kap çfarë të kapi.