Pak para finales edhe prindërit e Donaldit nuk ndahen një moment nga ekrani i televizorit. “Zgjohem të pi ujë gjatë natës dhe gjej këto rojet.
Njëri sy hapur dhe tjetri sy mbyllur”, ka shkruar Romeo krah pamjes ku duket të dy prindërit të shtrirë, duke parë Donaldin në orët e vona të natës. Kujtojmë se disa javë më parë, Donaldi ka marrë një surprizë e cila e ka emocionuar shumë brenda shtëpisë, duke takuar mamanë dhe babain e tij.
Donald Veshaj, i cili krijoi një histori dashurie me Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit në Big Brother VIP ka dëgjuar sot një prej projekteve të saj muzikore.
I buzëqeshur, tha se e ka marrë malli ndonëse ka vetëm 5 ditë që ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndërsa Arjola supozonte se po bënte një projekt të ri muzikor dedikuar dashurisë së tyre.
Arjola: Trixa e duam këngën kësaj jave. Donald të vijë këtu e të thojë kjo është kënga e re dedikuar dashurisë sonë. Donald: Thua? Jo.
Arjola: Pse jo? Trixa e bën këtë. Donald: Ah sa më ka marrë malli. Arjola: Nuk duket si shqiptare, anglishtja i tingëllon shumë bukur.
Kujtojmë se ditën e djeshme, ka reaguar për herë të parë Beatrix duke treguar se vazhdon të mbështesë lojën e Donaldit dhe i uron fitoren.
Sa i përket këngës, tha se gjatë kësaj periudhe që ka qëndruar larg rrjeteve sociale dhe emisioneve televizive, i është kushtuar pasionit të saj për muzikën.