Duket se incidenti i Einxhel ka shkaktuar disa situata të pakëndshme në shtëpi. Kur ajo u rrëzua fillimisht, Arjola dhe Monika nisën të qeshnin duke u shprehur se nuk e dinin se ishte vrarë. Mirëpo, të qeshurat kanë vijuar për shumë gjatë.
Teksa ndodhen në oborr, Arjola, Monika, Iliri dhe Egzona qeshin duke folur për rrëzimin e Einxhel. Ndonëse ata e kanë ndihmuar moderatoren, ndjekësit nuk i kanë pëlqyer këto skena dhe i kanë kritikuar.
Kjo është vënë re nga Beniada, e cila gjatë një bisede me Egzonën është shprehur:
“Unë po mundohesha për Einxhelin edhe thashë po këto të dyja pse qeshin, nuk ka gjë për të qeshur në këto momente. Kur një person ka dhimbje, të tjerët qeshin. Ishte muhabet serioz”.