Einxhel Shkira është lidhur LIVE me studion dhe banorët e Big Brother VIP, moderatorja shqiptare e cila sot i është nënshtruar një ope racioni pasi theu krahun duke luajtur me banorët.
Shkira ka treguar se ajo tani është mirë dhe po e merr veten dal ngadalë. Ajo gjithashtu ka falenderuar banorët për kujdesin nga saj, ani pse në rrjete sociale u kritikuan disa prej tyre që qeshnin pa pushim pas momentit të rrëzimit.
“Falenderoj të gjithë banorët për anën humane, vërtetë më kanë ndenjur shumë afër dhe më bënin të qeshnin”, tha Shkira.