Në qendër të programit “Talk Love Story” në Tv Klan sot ka qenë takimi i Kristit me Marinelën, vajzën e re që i është shtuar programit një javë më parë.
Ajo është dukur shumë e dhënë pas fronistit dhe që në hyrje ka deklaruar se vjen në këtë program vetëm për Kristin.
Përgjatë diskutimeve rreth takimit Marinela është shprehur:
“Unë jam një femër shumë e lirshme edhe në jetën time reale, edhe jashtë mediave. Gjatë gjithë jetës time kam qenë një natyrë shumë e lirshme dhe për këtë mund të jem paragjykuar shumë. Unë vendosa që të jem vetvetja nga fillimi deri në fund. Edhe nëse do të bëj një gjë që një pjesë e publikut nuk është mësuar me këtë lirshmëri, me këtë femër. Unë dua që ta shohin tek unë. Edhe marrëd hënie s eksua le të bëja me Kristin në media nuk do e kisha fare problem. Në aspektin që çfarë do thonë të tjerët për mua nëse do ta ndjeja këtë.”
A është një sfidë kjo për Kristin?! Këtë do e shohim në vazhdim…