Rozë

U bë baba pak ditë më parë/ Shpat Kasapi kritikohet për deklaratën: Nuk i shkon burrit të ndërroj pelena

Shpat Kasapi është bërë baba për herë të parë. Ai dhe partnerja e tij Selvije janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Roel.

Në emisionin “Shqipëria Live” ka zbuluar domethënien e emrit të djalit duke thënë:

“Emrin e vendosëm të dy së bashku. Roel do të thotë gur i çmuar në anglisht dhe gjuhën franceze. Mendoj t’i dedikoj një këngë djalit, ndërkohë po punoj me dy këngë të reja.”

Ndër të tjera tha se nuk e ka problem që të kujdeset për djalin kur nuk ka mundësi partnerja, ndërsa për ndërrimin e pelenave u shpreh: “Nuk i shkon burrit tani të flasim drejt.”

MË TË LEXUARAT

To Top