Rozë

A e kujtoni Gaviotën që fiksoi shqiptarët? Krijohet verioni i ri, protagonist do jetë një nga aktorët më të bukur në botë

Serialet jo-anglishtfolëse duket se po bëhen gjithnjë e më të pëlqyera në Netflix. Sezoni i parë i ‘Squid Game’ është prodhimi i tij televiziv më i suksesshëm i të gjitha kohërave. Megjithatë, platforma nuk ndalet së kërkuari për fenomene të reja dhe një prej tyre është edhe ‘Kafe me aromë gruaje’ (‘Café con aroma de mujer’), me protagonistë William Levy-n (si Sebastian) dhe Laura Londoño (si Gaviota).

Sezoni i parë i ‘Café con aroma de mujer’ u rendit sërish javën e kaluar në krye të serialeve më të ndjekur në Netflix me 96.36 milionë orë shikime midis 17 dhe 23 janarit, duke përsëritur të dhënat e javës së mëparshme dhe duke mposhtur çdo serial në anglisht.

Telenovela kolumbiane e krijuar nga Adriana Suarez, bazuar në serialet homonime të viteve ’90, tashmë është futur në Top 10 të serialeve më të ndjekur në Netflix, ndërsa ka vetëm 28 ditë në platformë, dhe numëron në total 301 milionë orë shikime.

‘Café con aroma de mujer’, fillimisht e shkruar nga Fernando Gaitán dhe interpretuar në vitin 1995 në versionin original nga Margarita Rosa de Francisco dhe Guy Ecker, pati disa versione në vitet e mëvonshme. Rikujtojmë “Kur ti të jesh e imja”, me Silvia Navarron dhe Sergio Basáñez, si Paloma dhe Diego, telenovelë që u kthye në fenomen edhe në vendin tonë. Versioni tjetër i interpretuar nga Angélica Rivera dhe Eduardo Yáñez (si Gaviota dhe Rodrigo) ishte “Destilando amor” ose përshtatur në shqip “Dashuri dhe tekila”.

I fundit është ky i vitit 2021 me William Levy-n dhe Laura Londoño, që duket se do të ketë po të njëjtin sukses.

MË TË LEXUARAT

To Top