Rozë

Mikela degjeneron keq fare Erionin: Po të ishe burrë ti nuk lëpiheshe

Mikela ka debatuar me tone të ashpra me Erionin, me të cilin dukej se po shkonin në drejtimin e duhur.

Gjithçka mori kthesën e kundërt pasi Mikela pa pamjet në prapaskena kur Ana dhe Erioni gati shkëmbenin puthje në buzë. Madje në Prime patën një kërcim me njëri-tjetrin ku ishin tepër të afërt dhe Mikela u përlot.

Për këtë është diskutuar në puntatën e mbrëmjes së sotme, kur Mikela dhe Erjoni janë ngritur në këmbë. Mikela: Kur një djalë më vendos shkelmin… Ti më ofendove me gjeste dhe faljen e dua me gjeste.

Erion: A do me kërcy? Mikela: Të kërcej unë me ty, jo more çun.

Kur u duk sikur u qetësuan, Mikela i shkoi në fytyrë Erionit duke i thënë që të mos lëpihet.

Mikela: Nuk je aq burrë sa të më bësh mua të qash. Po ishe burrë, mos u lëpi.

Erion: Çfarë kam për tu lëpirë, e bëj në takim.

MË TË LEXUARAT

To Top