Rikthimi i “Big Brother” pas katër vitesh dhe në versionin me VIP-a dhe jo klasik u prit shumë në vendin tonë. Rrjetet sociale dhe shifrat e publikuara nga produksioni tregojnë se formati ka kaluar çdo pritshmëri dhe po ndiqet nga të gjithë shqiptarët.
Kjo reflektohet edhe në rrjetet sociale të banorëve ose ish-banorëve të cilët përtej famës që kanë, këtë periudhë kanë pësuar një boom me ndjekës të rinj.
Megjithatë, duket se nga “Big Brother VIP” nuk po përfitojnë vetëm ata. Producentja e reality-showt Lori Hoxha ka treguar sot se ka arritur 900 mijë followers në Instagram.
Dhe këtë ia atribuon “Big Brother”. Teksa ka ndarë disa foto ajo shkruan: “Hej 900 mijë njerëz, faleminderit Big Brother VIP” që na bëre të gjithve të famshëm”.