Rozë

Xhemi Shehu largon nga puna Fjoralba Ponarin? Mbyllet Portokalli, ja çfarë pritet të ndodh

Moderatorja Xhemi Shehu do të rikthehet në ekranin e “Top Channel”, në krah të ish-partnerit Salsano Rrapi, duke larguar partneren e tij aktuale në “Portokalli”, Fjoralba Ponarin.

Pas rreth 1 viti e gjysmë pas largimit të shumëpërfolur, Xhemi dhe ish-regjisori i Portokallisë, Altin Basha, do të rikthehen sërish nën logon e këtij televizioni. Lajmi është konfirmuar nga prezantuesi Salsano Rrapi, i cili zbuloi se vijnë me një program të ri që do moderohet nga ai dhe Xhemi Shehu, ndërsa Altin Basha do të jetë regjisor.

“Po, Xhemi Shehu do të rikthehet përkrah meje, ose unë përkrah saj në një program të ri, që nuk ka të bëjë me ‘Portokallinë’. Ky program është prodhim i ‘TCH’, por në bashkëpunim me një produksion të jashtëm. Unë jam autor, ndërsa do ta moderoj së bashku me Xhemi Shehun, regjisor Altin Basha. Ky do të jetë një emision i ri”, tha ai në programin “Goca dhe Gra”.

Ndërkohë, burime pranë tyre kanë treguar se në fakt bëhet fjalë për transformim të “Portokallisë” në një tjetër show të ri që të ketë më shumë audiencë, nga “Portokallia” që Altin Basha ka bërë dhe “Kosherja” që bënte aktualisht, në një tjetër ekran konkurrent.

MË TË LEXUARAT

To Top