Sot “Për’puthen Prime” do të jetë i mbushur plot surpriza e të papritura. Po më kryesorja është fakti se për herë të parë do të jenë dy motra konkurrente të programit.
Pjesë e programit bëhet motra e Rrushes, vajzës së parë nga Kosova në “Për’puthen”. Vetë Olsa ka zbuluar se motra e një konkurrente do të bëhet pjesë nëpërmjet një InstaStory dhe burime për IconStyle na bëjnë me dije se është motra e Rrushes.
Mbetet për tu parë se cila motër, pasi në takim me Mevlanin, Rrushja ka shprehur se ka një motër binjake aspak të ngjashme me të, mirëpo ka dhe motër tjetër. Rrushja ka pasur një ‘feeling’ me Erionin jashtë, gjë e cila nuk është zhvilluar dhe ata ende nuk kanë pasur një takim. Rrushja ka zhvilluar 2 takime me Mevlanin, 1 me Azemin dhe 1 me Samiun.
Herën e fundit pati shumë shpërthime e të bërtitura ndaj Mevlanit, që u konsideruan si të ekzagjëruara nga gjithë studioja. Duket se Rrushja pëlqimin e vërtetë e ka për Erionin me të cilin ka pasur ulje ngritje dhe herën e fundit shpërtheu ndaj tij, pasi ai nuk i kishte shkruar kur ajo mungoi në program për arsye shëndetësore. Nuk dihet se si do të shkojë situata me dy motra në program që kanë përballë të njëjtit djem.