Rozë

Ata dukeshin shumë të dashuruar! E bujshme, çifti i njohur i telenovela i jep fund martesës

Tashmë është një lajm zyrtar por aspak i këndshëm për fansat e kësaj dysheje fantastike! William Levy dhe Elizabeth Gutiérrez i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre shumëvjeçare.

Ky lajm ka shtangur të gjithë fansat e tyre. Ka qenë vetë aktori i mirënjohur, William Levy ai i cili ka dhënë lajmin e papritur. Aktori ka publikuar një status në Instagram, ku ndër të tjera shkruan se së bashku me Elizabeth do të vazhdojnë të jenë prindërit më të mirë për fëmijët e tyre.

“Ne duam t’ju bëjmë të ditur se pasi e menduam mirë, kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë. Por ne do të vazhdojmë të jemi familja e bukur që jemi dhe prindërit më të mirë për fëmijët tanë. Kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, -shkruhej në postim.

Por aktori ka habitur sërish. Ai ka fshirë këtë postim pas disa minutash, ku më pas ka shpërndarë një tjetër Instastory: “Jam gati për kapitullin e ri në jetën time! Nga ana tjetër, aktorja e njohur nuk ka bërë asnjë reagim. Dy aktorët janë mjaft të pëlqyer dhe të dashur nga fansat e tyre. Për publikun shqiptar Elizabeth Gutiérrez u bë e njohur me rolin e Analia-s në serialin “El rosto de Analia”.

Nga ana tjetër, William Levy ka luajtur në shumë seriale dhe padiskutim vijon të jetë një ndër aktorët më se ksi të telenovelave meksikane.

MË TË LEXUARAT

To Top