Arjoni dhe Serena, çifti shumë i komentuar i showbizit deklaruan ndarjen e tyre së fundmi përmes disa postimeve në Instagram. Ndarja është pasur dhe me debate e deklarata të forta kundrejt njëri-tjetrit, teksa ajo që po e vuan më shumë duket se është Serena.
Modelja ka postuar në vazhdimësi foto e video ku shfaqet shumë e rënduar nga ana emocionale. Me lot në sy, Serena shkruan se e ka të vështirë të qëndrojë pa Arjonin pasi ishin mësuar 24 orë bashkë.
“Jam shumë keq ta dini të gjithë kudo që jeni, nga gjendja psikologjike shumë e rënduar si unë dhe rrapatushi im Arjoni me foton që më dërgoi në inbox. Ne nuk mund të rrimë dot pa njëri-tjetrin dhe këtë gjë nuk e dimë vetëm unë dhe ai, por të gjithë na kuptojnë se në çfarë gjendje të stresuar jemi! Nuk e dimë asnjëri sesi kemi përfunduar deri këtu. Duke pasur një lidhje aq të fortë dhe aq të pandasme sa të gjithë vdi snin për lidhjen tonë dhe akoma…një lidhje që as s’ka për të pasur në botë, 24 orë bashkë, bashkë dhe vetëm bashkë. Një lidhje që e ëndërronin të gjithë dhe na adhuronin kur na shihnin me njëri-tjetrin aq të lumtur. Vetëm Zoti e di sesi dhe pse përfunduam kështu në këtë mënyrë kaq të dhimbshme direkt pas martesës. Zoti shikoftë mbi ne sepse s’e kemi merituar asnjëri me këtë zemër e shpirt kaq të thyer”, shkruan Serena.
qe