Shpërt himi i Gërdecit në vitin 2008, një nga ngjarjet më tra gjike në vend i gjeti banorët e atij edicioni të “Big Brother” në shtëpi.
Shpërthimi i fuqishëm tro nditi të gjithë konkurrentët, të cilët, të izoluar nga realiteti jashtë, nuk e dinin se çfarë po ndodhte.
Në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, sonte u transmetua momenti kur banorët përjetuan ngjarjen e rëndë. Regjisori tregon sfidat e atij momenti të vështirë, ku më e rëndësishmja ishte siguria e banorëve. Ai kujton se shtëpia pati disa dëm time.
“Në mes të gjithë asaj, një nga konkurrentet më thoshte po vijnë fansat, po trondisin vendin, ndërkohë që aty çfarë nuk po ndodhte.
Gjëja e parë që më ka vajtur në mendje ka qenë kujdesi për banorët. Shtëpia pati shumë dëmtime. I larguam banorët dhe të gjitha riparimet i kemi mbaruar brenda natës, që kur të vinin ata çdo gjë të ishte në rregull”.