Spektaklin e fundit, Arjola Demiri, konkurrente e “Big Brother VIP”, është vënë mbrëmjen e sotme përballë kutisë së Pandorës. Aktorja ka refuzuar ta hapë atë ndonëse përballë kishte një udhëtim në “Disney Land” me të vegjlit e saj. Ajo tha se në këtë pikë të lojës e ka shumë të vështirë të bëjë një zgjedhje duke aluduar se në zarfin e zi ndodhej opsioni për të nominuar banorët e tjerë.
Më pas, Arjola tregoi se dëshira e saj e vërtetë ishte që të prezantonte “Portokalli-në”, krah Salsano Rrapit dhe Fjoralba Ponarit.
Zgjedhja e saj u komentua gjatë në rrjet, dhe u konsiderua si mungesë guximi. Aktorja Adriana Matoshi, një nga shoqet më të afërta të Arjolës u shpreh se ajo nuk e hapi kutinë e Pandorës sepse nuk ishte ajo dëshira që ajo kishte.
Sipas saj, Arjola ka një dëshirë të vetme dhe për të është futur në “Big Brother VIP”.
“Arjola ka një dëshirë të vetme dhe është fut në Big Brother vetëm për atë. Kur e ka parë se nuk është ajo, nuk ka dashur që ta hapë”, tha Adriana, duke shtuar se Arjola kërkon një punë të mirë dhe shtëpinë për fëmijët e saj.