Lajme

Ta rrëqeth shpirtin/ Motra e vogël i dha shpirt, Kozmai prek: Nuk flas me madhen, por motra e vogël më del në ëndërr s’i shprehet shpirti në paqe

Një pritje e gjatë, e pafundme është brenga më e madhe e Kozmait, i cili shpreson t’i japë fund në “Ka Një Mesazh Për Ty”, rubrikën e njohur të emisionit të Tv Klan, “E diela shqiptare”. Por një ëndërr ka nisur të to rturojë mendjen e tij, një kujtim që e përndjek e që dëshiron të mbyllë pl agën e hapur prej vitesh.

Motra e tij e vogël, e cila ndërroi jetë pas transplantit të veshkës që i dhuroi Enkelejda, motra e saj më e madhe, ka muaj që shfaqet në ëndrrat e Kozmait. Një ëndërr që përsëritet çdo herë si për t’i kujtuar që pajtimi mes Kozmait e Enkelejdës duhet të ndodhë që shpirti i saj të prehet i qetë.

Ardit Gjebrea: Ke pritur 13 vite. Sa kohë ka që motra ka ndërruar jetë?

Kozma Shorja: Në 2009-ën.

Ardit Gjebrea: Dhe ajo ty të del në ëndërr?

Kozma Shorja: Që në Shtator të vitit të kaluar më ka dalë 6-7 herë.

Ardit Gjebrea: E njëjta ëndërr gjithmonë?

Kozma Shorja: E njëjta ëndërr fiks. Më thotë “pse nuk vjen të më takosh”? Motra që më ka vdekur. Unë i them “sa herë që vij me pushime, vij të të takoj”.

Ardit Gjebrea: Ti shkon në varreza?

Kozma Shorja: Unë shkoj te varrezat, ndez një qiri, ajo thotë “jo, ke 10 vite që nuk vjen te unë”. Pastaj kthehem në një rrugë fshati që kemi në fshatin tonë dhe më shfaqet Enkelejda përpara dhe unë i them “nuk dua të të shoh” dhe kthej rrugën. Kur kthehem në rrugën tjetër, del motra e vogël e më thotë “e sheh që nuk më takon dot?”

Por cila është arsyeja e vërtetë që e shtyn Kozmain për të kërkuar Enkelejdën në studio, një mundësi ritakimi me të?

Ardit Gjebrea: Kam një pyetje. Ti sot ke ardhur se je i bindur që do pajtohesh me motrën apo sepse kjo dalja në ëndërr 6-7 herë e motrës tënde të ka bërë merak dhe thua ta bëj për motrën që nuk është më? E bën për ndërgjegjen tënde, e bën për Enkeledën apo e bën për motrën tjetër?

Kozma Shorja: E bëj për të dyja. Unë dua ta rrëzoj këtë mur që kam përpara.

MË TË LEXUARAT

To Top