Rozë

Bëri pjesë të ”Për’puthen” një vajzë me të shkuar të èrrët/ Flet Olsa Muhameti: Ka shance të dyta

Laureta Zyba nuk është emër i panjohur për publikun, ajo tanimë i është bashkuar emisionit të dashurisë Për’puthen, por publiku e njihte më herët e madje sipas lajmeve nga kronika e zezë.

Emri i saj është lakuar shumë herë i përfshirë në disa vepra penale, ku ka qenë e nevojshme edhe ndërhyrja e interpolit. Por jo vetëm, ajo dikur ka qenë edhe ish e dashura e Vali Corleone ku emrin e tij e kishte tatuazh në qafë.

Pas gjitha këtyre problemeve me drejtësinë pjesëmarrja e saj në Për’puthen nuk u prit mirë, duke bërë bujë mediatike e madje edhe duke u kritikuar Olsa si autore e programit.

Sot ajo ka treguar se çështjen e Lauretës do ta trajtojnë të shtunën në Prime pasi sipas saj ajo meriton një shansë të dytë.

Ndryshe, Laureta është motra e Rrushes njëherish konkurrente në Për’puthen.

MË TË LEXUARAT

To Top