Lajme

Prindërit kishin humbur nuhatjen nga Covid-19/ 2-vjeçari u shpëton jetën, ja si i zgjoi prindërit

Një familje të Teksas, SHBA, u shpëtua nga vd ekja e sigurt kur shtëpia e tyre mori flakë, pasi çifti që sapo ishte shëruar nga Covid nuk kishin mundur të nuhasin tymin nga zj arri. Zja rri shpërtheu në orët e para të mëngjesit, ndërsa çifti Kayla dhe Nathan Dahl ishin ende në gjumë.

Mirëpo, anëtari më i vogël i familjes së tyre, djali i tyre dyvjeçar, i shpëtoi. I vogli shkoi te e ëma dhe tërhiqte me këmbëngulje këmbën e mamasë.

Në fillim, nëna 28-vjeçare mendoi se djali i saj e zgjoi sepse kishte vapë nga pizhamet. Por disa sekonda më vonë, ajo kuptoi se çfarë po përpiqej t’i thoshte fëmija. Shtëpia e familjes në Alvord, Teksas, ishte përfshirë nga flakët.

Anëtarët e familjes Dal, të cilët së fundmi kishin rezultuar pozitivë me koronavirus, nuk ishin në gjendje të nuhasin tymin që kishte mbytur atmosferën në shtëpinë e tyre.

“Ne ishim ende duke u rikuperuar nga koronavirusi, kështu që as bashkëshorti im dhe as unë nuk kishim ndjjesinë e shijes apo nuhatjes ”, tha Kayla për Washington Post.

Brenda pak minutash, çifti dhe pesë fëmijët e tyre arritën të shpëtonin të padëmtuar ndonëse e gjithë shtëpia u shkatërrua nga fl akët.

MË TË LEXUARAT

To Top