Rozë

”Nuk ikën kurrë nga mendimet e mia”/ Mira Konçi lajmëron se është pajtuar me Shpëtim Saraçin?

Vitin e kaluar bëri bujë ndarja pas mjaft vitesh e këngëtares Mira Konçi dhe kompozitorit Shpëtim Saraçi. Shpërngulja në SHBA e tyre nuk shkoi si duhej për jetën familjare.

Ata i dhanë fund martesës dhe kompozitori u rikthye në Shqipëri ndërkohë që Mira Konçi vazhdon të jetojë në New York pranë vajzës së tyre, Era Saraçi.

Pas ndarjes ndjekësit kërkojnë në çdo postim të saj detaje që i çojnë të Shpëtim Saraçi dhe së fundmi Mira ka publikuar vetëm balada të një dashurie të mbaruar po duket se nuk e ka harruar ende.

Ajo ka kënduar me shumë pasion, teksa ngiste makinën, këngën e Flori Mumajesit dhe Anxhelina Hadërgjonaj, e titulluar “Anash”.

“S’ki me ik S’ki me ik Kurr nga menimet e mija Edhe nga ajo dashnia Qe kena jetu bashk” këndon ndër të tjera Mira Konçi.

Kujtojmë se Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi janë dy nga emrat që kanë bërë histori në muzikën e lehtë shqiptare, sidomos në Festivalin e RTSH-së.

MË TË LEXUARAT

To Top