Beniada është njëra ndër banoret më të përfolura të këtij edicioni të Big Brother VIP. Ajo ka bërë për vete një publik të tërë dhe më gjerë.
Së fundi ajo është bërë shumë e dashur për publikun me kërcimin e saj me këngën ‘Parfumi’ të Sinan Hoxhës. Me një dedikim të veçantë këngëtari ka kënduar për banoren edhe në koncertin e tij.
Beniada përveç ‘Parfumit’, është përfolur edhe për raste të tjera. si psh shqiptimi i emrit të Butrint Imerit, Ylli Limanit, dhe këndimin e këngës ‘Llokum’. Ajo tashmë është shëndrruar në fytyrën më të dashur të publikut.
Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, Beniada Nishani dhe Donald Veshaj, kanë kaluar pak kohë bashkë ku kanë folur për prindërit e tyre.
Në një moment, ata kanë zbuluar se si baballarët nuk shpenzonin para, madje babi i aktorit të humorit shikonte faturat se mos i shtojnë ndonjë produkt tjetër.
Teksa të dy po qeshnin, modelja e njohur shton se për këtë arsye nuk e marrin me vete kur dalin, e lënë në shtëpi. Biseda mes Beniadës dhe Donaldit:
Donaldi: Ata të shtëpisë sime nuk harxhojnë as 20 lek. Beniada: Babi im nuk blen asnjëherë, të harxhojë babi lek. Donaldi: Kur marrim faturën e tavolinës, ai thotë ‘ku na e futi këtë ujin’
Beniada: Babi im është ashtu. Donaldi: Ku na e futi këtë ujin se ne nuk kemi marrë. Për një ujë e ke parasysh? Ne nuk kemi marrë katër ujë, tre ujë morëm
Beniada: Babi im është kështu, edhe shpeshherë e lëmë në shtëpi. Ai nuk do të vijë vetë se thotë ‘ma fusin mua’. Edhe gjithmonë ia fusin, o pa dashje o me dashje, nuk e di. Kur ke frikë diçka, frika të kthehet mbrapsht.