Në mes të borës kushdo është i vetëdijshëm se nuk mund të bëjë porosi për ushqime që të vijnë në shtëpi për shkak të kushteve të vështira për transportin.
Megjithatë një klient “besnik” në Kanada zgjodhi të shkonte vetë në këmbë për të marrë ushqimin ndonëse bora i arrinte gati te gjuri.
Ai eci me shumë vështirësi derisa u afrua pranë restorantit dhe kur kuptoi se ishte i mbyllur u ul në gjunjë nga dëshpërimi.
Pamjet janë shpërndarë nga pronarët e restorantit të cilët e panë atë nga kamerat e sigurisë “Për klientin tonë besnik. Nuk e dimë kush je.SHIKO VIDEON
Na vjen keq që restoranti ynë u mbyll. Do shihemi së shpejti”, thuhet në postimin e tyre. Shumë ndjekës në rrjetet sociale pas këtij postimi,
kanë kërkuar restorantit që kur të hapet, klientin e tyre besnik t’i japin një drekë/ darkë falas pasi është e vështirë të kesh klient kaq besnik sa ky.