Donald Veshaj bëri një gabim të madh me këngëtarin Mozzik. Aktori nga Vlora, kundrejt rregullave të caktuara nga Big Brother, e ftoi djalin nga Kosova të futej në shtëpi.
“Unë nuk kam bërë asnjë gjë me dashje kundër produksionit. Te dhoma e rrëfimit pyeta dhe nuk m’u duk ndonjë gjë e madhe. Më erdhi krejt natyrale e gjitha, një gjë gazmore. I jap të drejtë produksionit. Ke shumë të drejtë, Arbana”, – u shpreh Donaldi.
“U kërkoj falje banorëve. Mbaj përgjegjësi për situatën. Edhe unë po të isha në vend të Mozzikut, ashtu do sillesha, se ashtu e kam marrëdhënien time me të. Shoqëria ime vlen më shumë se Big Brother”, shtoi aktori.
Arbana Osmani nxorri zarfin e zi dhe i dha dënimin Donaldit. Ai sonte nuk do të mund të votohet nga publiku për t’u kualifikuar me vota për në finale direkt. Gjithashtu, ai do të jetë sërish në kandidim për t’u larguar nga shtëpia.
Emisioni më popullor i shqiptarëve tashmë ka hyrë në fazën e tij të fundit. Duhen edhe tri javë për të shkuar në finale dhe fituesit e mundshëm mund të parashikohen lehtë.
Balerini Ilir Shaqiri dhe aktorët Donald Veshaj e Arjola Demiri pritet të jenë finalistët absolutë të këtij sezoni televiziv. Ata kanë nisur aventurën e tyre në Big Brother VIP që më datë 5 tetor. Se si kanë duruar deri tani, vetëm ata e dinë.
Ndërkohë, një biletë në finale pritet ta fitojë ose Einxhel Shkira, ose Beniada Nishani. Kjo pesëshe ka qenë më e forta në Top Channel sivjet dhe kanë mbajtur shqiptarët si magnet para televizorit. Fitoftë më i miri, ai që vërtet merr më shumë vota dhe pëlqehet nga publiku.