Eduard Kuçi u rikthye në “Për’puthen” e mesa duket i rr ëmbeu direkte zemrën Ana Lleshit. Në Prime-n e kaluar Ana e puthi Edin në buzë,
i cili më pas pati një k onflikt me Erionin. Të dy thanë se konflikti nuk ishte prej Anës, por Arjani nuk e besoi. Kur Ana filloi të qante,
Arjani i tha se të vazhdojë të qajë pasi ajo e ka fajin dhe Ana u largua nga studioja. Ditën e djeshme, Elona Duro, e cila zëvëndëson Borën e sëmurë,
tha se Ana nuk ndihet mirë dhe se ka menduar dhe të largohet nga programi bashkë me Edin. Nga gjithë situata që u krijua në Prime dhe për faktin se Arjani iu kthye kundra Anës, Edi e paska sharë atë me fjalë të pista.
Gjatë një live me Kozakun, ky i fundit e pyeti nëse është e vërtetë që e ka sharë Arjanin dhe Eduardi e pohoi duke treguar çfarë ndodhi. Edi tregoi se gjithashtu i ka hedhur mikrofonin. SHIKO VIDEON
Arjani kur foli dje nuk ceku asgjë në lidhje me këtë temë dhe nuk tha asgjë as edhe për Eduardin. Para se të hynte Edi dhe pas hyrjes së tij, Arjani u shpreh i gëzuar për rikthimin dhe Edi i thoshte “bro”. Dyshja kishte marrëdhënie të mira.