Beatrix Ramosaj eshte shfaqur ne Big Brother Prime me ne fund dhe Arbana tregoi arsyen se pse ajo ishte vone: “Trixa eshte 4 ore me vonese per shkak te grimit”.
“Ju kërkoj ndjesë për vonesën. Erdha vonë sonte, ndjesë”, tha Beatrix, duke iu drejtuar Arbana Osmanit. Prezantuesja tregoi se stafi jo vetëm ka pranuar vonesën e këngëtares, por i ka dhënë kohë të bëjë edhe gripin.
“Nuk erdha në studio direkt, sepse kam pak e avashtë, ndryshe nga banorët e tjerë. Kisha nevojë të përpunoja ndjesitë dhe emocionet e mia pas Big Brother-it.
Jam surprizuar nga kolegët për mirë, kam marrë mesazhe shumë të gjata. U përulem njerëzve, sepse nuk e kam pritur”, tha Beatrix.
“A vazhdon të ndihesh njësoj për Donaldin?” – e pyeti Arbana. “Akoma edhe më shumë”, – u përgjigj Beatrix, duke marrë duartrokitjet në studio.
Emisioni më i ndjekur dhe më i dashur i shqiptarëve tashmë ka hyrë në fazën e fundit. Duhen edhe tri javë për të shkuar në finale dhe fituesit e mundshëm deri-diku dihen tashmë.