Rozë

(Video) Donald Veshaj rrëqeth me rrëfimin dhe tregon sa ka vuajtur: Më nxirrnin nga shtëpia me qira, flija herët se isha pa ngrënë

Një debat i ashpër mbrëmë (e martë) në Big Brother VIP ka ndodhur në mes aktorit Donald Veshaj dhe moderatores Einxhel Shkira.

Kjo e fundit i akuzoi vëllezërit Veshaj se fama e tyre nuk vjen nga talenti në aktrim dhe moderim, por atë e kanë arritur nga romancat e shumë përfolura në Shqipëri.

Pas spektaklit, Donaldi ka folur me Arjolën, të cilës i ka treguar të gjitha sakrificat që ka bërë për karrierën e tij. Ai theksoi se e nxirrnin nga shtëpia sepse nuk kishte mundësi të paguante qiranë e shtëpisë. “Nuk jam paguar, më kanë vonuar rrogën. E merrja një herë në tre muaj, kur e merrja laja borxhet. Kjo është jeta. Isha korrekt. Asnjë njeri nuk është i pazëvendësueshëm. Po nuk e mbajte vetë veten tënde. Nuk dua të flas për dikë tjetër. Nuk kam asnjë opinion. Më nxirrnin nga shtëpia që isha me qira. Shkoja me valixhe e bëja skeçet se ato kapnin milionat. Nuk më interesonte gishti, as këmba por gjërat e mia”, ka thënë ai.

“Doja të haja njerëzit me dhëmbë. Kam plot histori për të treguar por nuk dua se kam cipë e faqe. Të lutem është dashakeqësi, nuk ma tregon dot ti mua se çfarë është puna dhe me gjithë pagesat shkoja aty. Flija herët se isha pa ngrënë dhe kisha dëgjuar që nuk punonte stomaku dhe prapë me gjithë vonesat, isha i përpiktë”, shtoi më tej Veshaj.

Lidhur me rastin, janë bërë edhe disa reagime nga bashkëpunëtorët e Einxhel dhe Donaldit, që tregojnë versionet e tyre rreth kësaj.

MË TË LEXUARAT

To Top