Rozë

Gruaja e Ardit Gjebreas feston datëlindjen, ai i bën urimin që do donte çdo grua: Nuk ka dhuratë më të bekuar se ty

Ardit Gjebra është një nga personazhet e njohura të publikut shqiptar, i cili është çdo javë në ekran me moderimin e programit të famshëm “E diela Shqiptare”.

Së fundmi, moderatori dhe kantautori i njohur na ka prekur të gjithëve me një dedikim të këndshëm në “Instagram”-in e tij.

Sot, kishte ditëlindjen e shoqja e Arditit, Anila Gjebra, dhe artisti ka ditur si ta urojë në mënyrën më prekëse të mundshme.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij të “Instagram”, Arditi ka publikuar foto me bashkëshorten e tij teksa shfaqen të përqafuar nën krahët e njeri-tjetrit.

Si mbishkrim të fotos, ai e ka uruar Anilën, duke i thënë se pavarësisht dhuratave që mund të merrte, kjo ditë, për Arditin është një dhuratë më vete, pasi i ka sjellë në jëtë dashurinë, për të e për fëmijët e tyre të vegjël.

“Çfarëdo dhurate të të bëj sot, nuk do të jetë k urrë më e bekuar se dhurata që më ka bërë kjo ditë, duke të sjellë ty në jetë – për mua, Jonin dhe Annën. Happy Birthday! @anilagjebrea Love you!”- ka shkruar ai.

Ndërkohë, nuk kanë munguar në postimin e tij komente pozitive që i urojnë ditëlindjen Anila Gjebreas, nga miq e kolegë të ndryshëm.

Anila dhe Ardit Gjebrea shfaqen në momente të ëmbla në 31 vjetorin e  martesës | BoldNews.al

MË TË LEXUARAT

To Top