Rozë

Tha se e hoqën nga puna dhe nuk e paguan Romeo dhe Donald Veshaj, flet dëshmitarja e vetëm: Einxhel po gënjen duhet të të vi…

Konflikti i Donald Veshaj dhe Einxhel Shkira është diskutuar gjatë si brenda shtëpisë më të famshmë në Shqipëri, ashtu edhe në publik, apo nga vetë personat e përfshirë në konflikt.

Një nga këto ka qenë dhe pikërisht Sara Gjordeni, e cila ishte gjithashtu ajo që ka bashkëpunuar me Donaldin dhe Romeon në emisionin e tyre.

Ajo akuzoi Einxhel për mashtrim, duke thënë se e gjithë familja e Donaldit është treguar korrekte, ndërkohë që Einxhel, sipas saj, kudo që ka punuar ka krijuar konflikte, sherre dhe shumë pakënaqësi. Regjisori i programit “Binjakët Show”, Kreshnik Saraçi ka reaguar lidhur me debatin e ashpër që ndodhi dje mes Donaldit dhe Einxhel në shtëpinë e Big Brother Vip. Einxhel hodhi akuza se vëllezërit Veshaj e kishin hequr padrejtësisht nga puna. Por Donaldi tha se arsyeja ka qenë se Einxhel nuk kishte qenë korrekte në punë.

Por sipas Einxhel fjalët që thotë Donaldi nuk janë të vërteta. Mirëpo, lidhur me këtë ka ardhur dhe reagimi i regjisorit të emisionit i cili shprehet se arsyeja e shkëputjes së bashkëpunimit ka ardhur nga fakti se Einxhel nuk ka respektuar oraret. Ky postim është rishpërndarë dhe nga Romeo në profilin e tij.

“Kam qenë regjisor i “Binjakët Show”. Për sa i përket debatit të mbrëmshëm midis Donaldit dhe Einxhel në Big Brother Albania VIP, ndjej detyrimin të mbaj një qëndrim për të mirën e asaj që jo gjithë çfarë thuhet duhet përtypur. Einxhel nuk ka qenë korrekte me oraret. Kjo ishte arsyeja e shkëputjes së bashkëpunimit.”, shkruan ai.

MË TË LEXUARAT

To Top