Egzona dhe Tani kanë qene dy të nominuarit e javës që kaloi. Të premten publiku vendosi që kjo eksperiencë të ndërpritet përfundimisht për Egzonën.
Ndërsa Tani vazhdoi garën, deri mbrëmë që doli jashtë pasi humbi përballjen me Donaldin. Mirëpo të premten e kaluar ndodhi një detaj që si duket fansat e kanë kapur.
Ata pretendojnë se produksioni e dinte që në fillim se kush do të largohet mes Egzonës dhe Tanit. Madje mbi këtë ka shkruar edhe faqja e Olti Currit, me pretendimin se pse Tanit u zgjodh pikërisht mesnata për t’i bërë surprizën. Nuk është hera e parë në fakt që vihet në dyshim votimi dhe gjithçka tjetër nga produksioni i ‘BBV’, gafat e tyre janë kapur shpeshherë nga publiku dhe kanë bërë xhiron e rrjetit.
Arbana thotë gjithmonë “Publiku ka vendosur…”, në fakt publiku asnjëherë nuk e vendos se kush do largohet nga shtëpia e kush do shpëtojë.
Këtë gjë e vendos gjithmonë produksioni sipas interesave të tij, ai personazh që nuk shet më klikime i tregohet direkt “dera”, edhe pse për publikun mund të jetë i dashur.