Rozë

(Video) U tha se mori para borxh për të shkuar në ishullin e pasanikëve për t’u martuar/ Reagon Fjolla Morina: Flisni me avokatin…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, është përfshirë këto ditë në disa lajme rreth një borxhi mijëra eurosh ndaj një agjencie turistike.

Bëhet fjalë për pushimin e vitit të kaluar në ishujt Maldive, që ajo e shijoi me partnerin e saj Fisnik Syla, me të ciline dhe u martua në po të njëjtin vend.

E kontaktuar nga gazetarja e Klan Kosovës, Fjolla i ka mohuar me forcë akuzat duke thënë se nuk ka lidhje me ngjarjen.

“Unë a, jo zemra ime, nuk kam të bëjë me këtë. Nuk ki nevojë me u marr me këto gjë. Dëgjo, nuk kam të bëjë asgjë, mua mos më thirr. Thirre Fisnikun, unë me Fisnikun nuk kam kontakt”, ka thënë ndër të tjerash këngëtarja e hitit “Fb”. Me të parë që biseda e saj është publikuar, Morina ka reaguar përmes një shkrimi në InstaStory, duke cekur se do të ngrejë padi ndaj gazetares në fjalë.

“Reagim; Unë nuk kam qenë në dijeni se cila ishte marrëveshja në mes Fisnik Sylës dhe agjencionit për blerjen e biletave. As nuk kam qenë në dijeni se si u krijua besimi në mes agjencionit dhe Fisnikut, apo cila ishte arsyeja e kësaj marrëveshjeje!

Krejt këto janë bërë pa dijeninë time! Unë këtë gjë e kam kuptuar më vonë. Andaj, që nesër do përgatitet avokati për ushtrimin e padisë për të gjithë ata që më apostrofuan emrin nëpër portale! Një ashtu edhe një kallëzim penal për ‘gazetaren’ veprën p enale; Përgjim të paautorizuar! Edhe një punë e mirë për ty avokat Fanol Krasniqi”, ka shkruar Fjolla Morina në reagimin e saj.

Fjolla shpesh është përfolur për një ndarje të mundshme nga Fisniku, gjersa biseda në fjalë vërteton se ajo dhe biznesmeni duket se ka kohë që nuk qëndrojnë më bashkë.

MË TË LEXUARAT

To Top