Territori shqiptar do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të vendit. Sipas MeteoAlb parashikohet që vranësirat më të dukshme të jenë gjatë orëve të pasdites në zonat malore, ku dhe pritet që herë pas here të pësojnë zhvillim duke krijuar mundësi për shfaqje të flokëve të dëborës në skajin Veriore.
Por vija bregdetare mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve përgjatë gjithë ditës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 12°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Kosova
Deri në orët e pasdites territori i Kosovës do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Por herë pas here vranësirat do të zhvillohen duke sjell reshje të pakta dëbore. POR pasditja dhe mbrëmja përmirëson dukshëm kushtet e motit në vend.
Maqedonia e Veriut
Pjesa e parë e ditës në MV do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje dëbore, ku më të dukshme do të jenë në Veri lindje të MV. Por pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim gradual të kushteve të motit duke bërë që territori i MV gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes të jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash.
Rajoni dhe Europa e Veriut
Lindja e kontinentit do të mbeten në ndikimin e ciklonit të Islandës, i cili do të sjellin reshje të shumta dëbore. Po ashtu Europa Qendrore dhe pjesërisht rajoni i Ballkanit do të ketë prezencë të vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu dhe dëbore. Ndërsa Gadishulli Iberik do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.