Maks Haxhia, avokati mbrojtës i Saimir Tahirit ka folur për mediat pas dën imit të ish-ministrit të Brendshëm me 3.4 vite bu rg.
Haxhia tha se vendimi është skandaloz dhe njollosi figurën e Tahirit. Ai paralajmëroi rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi të jetë zbardhur vendimi.
Maks Haxhia theksoi se Saimir Tahiri është dërguar fillimisht në ambientet e Drejtorisë së Pol icisë dhe më pas do të dë rgohet në qeli.
“Vendimi ishte skandaloz. Nëse bu rgimi i Tahirit do të kënaqë dhe do të përmbushë atë shqetësim që kishte opinioni shqiptar, le të quhet i përmbnushur. Kjo g jykatë bëri atë që s’mund të bëhjet nga pikëpamja juridike. La në fuqi vendimin e shkallës së parë, por hoqi pez ullimin e nenit 59.
Nuk e dimë si do ta justifikojë gjykata një vendim që heq pezullimin. Ky vendim ishte për të kënaqur. Duke parë këtë vendim të pajustifikuar se pse duhet të hiqet aplikimi i nenit 59 i ka të gjitha. Sot Saimir Tahiri i kishte mundësitë që edhe të mos vinte. Kishte njerëz që i thoshin ik, mos u paraqit, por insistoi që të ishte në dispozicion të drejtësisë. Sot do të shkojë te Drejtësia e P olicia. Për rekursin presim vendimin e arsyetuar.