Mbrëmjen e djeshme Donald Veshaj u surprizua nga një ndër njerëzit e tij më të shtrenjtë, gjysh Bajrami. Ai kishte shkruar një mesazh emocionues për aktorin, ku i shprehte të gjithë mbështetjen dhe dashurinë e tij.
Me humor ai i tregonte shqetësimin mos i grabisnin shtëpinë tani që Donaldi nuk është. Aktori shpërtheu keq në lot, duke treguar se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me gjyshin.
Arbana: E di pse nuk pranuan të vijnë në Tiranë për surprizë gjysh Bajrami me zonjën Lumturi? Kishin frikë se mos u vidhnin shtëpinë
Donaldi: Janë vetëm jetojnë në një lagje të br aktisur të Vlorës.
Mendojnë se do i vje dhin shtëpitë hajdutët. Nuk e prisja këtë surprizë. Kam një marrëdhënie fantastike me gjyshin dhe gjyshen, mundohem tu qëndroj afër sa të mundem, ndihem në faj që nuk kam bërë shumë për ta. Me ato mundësi që kam mundohem t’i ndihmoj se janë pensionista. Janë imazhi i figurave të ëmbla të gjyshit dhe gjyshes. Sidomos me gjyshin kam një marrëdhënie fantastike se është njeri intelektual, njeri që kam qejf të bëj batuta. Shumë faleminderit për surprizën më kishte marrë shumë malli.