Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e kaloi natën në burgun 313, pas vendimit që dha dje Apeli i GJKKO-së duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj bu rg.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Tahiri ndodhet në godinën nr.2 të këtij institucioni të vuajtjes së dë nimit, ndërsa është në observim.
Po ashtu Lala konfirmon për BW se mbrëmë gjatë natës ish-ministit të kabinetit qeveritar “Rama”, Tahirit i janë lejuar në qeli vetëm cig are dhe rroba.
Ish-ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën organizatën e vëllezërve Habilaj. Në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes t rafkantëve.