Ak sideti trag jik në Bullgari ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut sipas he timeve të deritanishme është shkaktuar si pa sojë e dy gabimeve të vozitësit, shpejtësia dhe kontrolli mbi automjetin.
Kështu kanë deklaruar udhëheqësi i hetimeve Marin Marinov dhe Profesori Stanimir Karapetkov, për televizionin bullgar NOVA. Sipas tyre për momentin nuk ka parakushte për të kërkuar përgjegjësi pe nale për ndonjë person tjetër.
“Nuk ka parakushte për ngritjen e përgjegjësisë pen ale për person tjetër që lidhet me shkak-pasojë. Përgjegjësia kryesore është e vozitësit të autobusit. Nga ana e tij janë konstatuar së paku dy shkelje – shpejtësia dhe kontrolli mbi automjetin”
“Dëshmuam se autobusi ka lëvizur me rreth 108 kilometra në orë, nga 90 sa lejohet. Rruga ka qenë e lagësht. Kemi vërejtje për infrastrukturën rrugore, por kjo nuk ishte vendimtare për këtë tragjedi”.
Profersori Karapetkov, ka hedhur posht versionin se vozitësi ka gabuar dhe është kthyer drejt daljes së rrugës. Megjithatë, sqaroi se rreth 100 metra para daljes nga rruga, vozitësi përnjëherë ka kthyer në të djathë.