Rozë

Balina Bodinaku i kthehet keq Einxhel: Bëre gabim që ia kujtove Donaldit, Borën nuk duhet ta kishe…

Një debat ka lindur mes Einxhel Shkirës dhe opinionistes Balina Bodinaku, pas një komenti të kësaj të fundit, teksa u shpreh se të gjithë konkurrentët brenda shtëpisë, veç Donaldit, do e donin Beniadën jashtë, pasi e shohin si një konkurrente të fortë!

Einxhel u shpreh në studio se disa herë rresht, analizat e Balinës nuk përkojnë me gjendjen e saj aktuale, duke sjellë në vëmendje edhe ‘aku zat’ për feminizëm!

Opinionistja solli në vëmendje edhe një herë debatin mes Donaldit dhe Einxhel, ndërsa kjo e fundit sipas Balinës përmendi edhe emra të tjerë jashtë shtëpisë si një s ulm për aktorin!

Pjesë nga debati:

Einxhel: Janë bërë disa puntata që marr disa analiza që nuk më përkojnë fare me gjendjen aktuale, emocionale, ose arsyet e mia këtu brenda dhe më kanë rënduar vazhdimisht. Stepem sepse më është dukur vetja si gogol sepse ço lëvizje e kam diçka gati, janë një lumë gjërash, direkt e sulmuar dhe them pse çdo gjë që bëj është e gabuar. Në këtë situatë që ndodhem brenda që të më akuzosh si feministe.

Balina: Nuk është e vërtetë që unë nuk kam thënë asnjë fjalë të mirë, të kam mbështetur shumë herë, të kam cilësuar si lojtare të fortë dhe inteligjente, kam qenë e vetmja që kam thënë se Einxhel është me ndjeshme, e kam mbështetur në debatin me Donaldin që i thash të mos iu kërkojë llogari, edhe shumë raste të tjera! Nuk shkon imazhi i vajzës së fortë që ti ke dhe do të transmetosh me vajzën që ankohet gjithë kohës dhe viktimizohet gjithë kohës.

Është mirë të mbash mend gjërat e mira që janë thënë për ty! Ju mbani mend vetëm kritikat! Kam vetëm një peng, në një moment të caktuar, për hir të dinamikave dhe debateve, nuk i kam dhënë vëmendjen e mjaftueshme në momentin kur je quajtur ordinere nga Iliri dhe të ka thënë të masakroj. Quajta gjuhën tënde s eks iste, u kufizova ekstremisht çfarë mund të thoja dhe thash njërat nga gjërat që dua të ndaloj është fjalët se ksis te, kam thënë të dyja fjalët identike për të dy. Einxhel në këtë shtëpi hyri me një kauzë, si një grua e pavarur që do të angazhohet për të fuqizuar gratë e tjera. Ti nga dhoma e rrëfimit fole si një se ks iste duke thënë që ti njihesh prej partnerit tënd. Ti i përdore disa gra të tjera jashtë shtëpisë në instrumenta si një sulm ndaj Donaldit, ti u shprehe se ty nuk të plas për faktin që i kishe futur këto gra në shtëpi!

Einxhel: Nuk ka qenë asgjë se ksi ste përpos një fakti që unë e di ashtu, se nuk i hoqa vlerat si burrë unë. Nuk fola për një burrë që e njoh prej gruas!

MË TË LEXUARAT

To Top