Donaldi dhe Einxhel kanë shkëputur çdo forme komunikimi me njëri-tjetrin. Beniada nga ana tjetër është mes dy zjarresh duke u përpjekur të ruajë raportin mirë me të dy konkurentët.
Kjo gjë duket se ka nxitur mërzitje tek Einxhel dhe shumë komente nga pjesa tjetër e banorëve.
‘’Jam ndjerë në presion nga fjalët, më është dukur se nëse do të rrija me Donaldin do t’i bëja keq Einxhelit. Nuk mund të them se jam e zhgënjyer por jam e mërzitur’’,- tha modelja.
Në diskutimin e zhvilluar gjatë spektaklit të sotëm ishte Monika ajo e cila sjelljen e Beniadës e paralelizoi me ‘’të pasurit një dorë në kadaif dhe një dorë në bakllava’’.
‘’Këtu kemi ngelur pas banorë, unë për motrën time do kisha patur një raport shumë më të ngushtë. Unë nuk dua të kem rolin e ambasadores së paqës që përpiqet të bëjë Beniada’’,- shtoi Iliri.
Donaldi përfundoi diskutimin duke thënë se e vlerëson faktin që Beniada po përpiqet ta bëjë atë të ndihet mirë.