Për herë të parë që nga dalja e tyre nga Big Brother, Beatrix Ramosaj dhe Semi Jaupaj janë të dyja të pranishme në studio, shumë pranë njëra tjetrës.
Të dyja ato u prezantuan nga Arbana, ndërsa nuk dihet nëse gjatë spektaklit sonte do të ketë një përballje mes atyre të dyjave.
Semi u përfol si arsyeja se pse Donald dhe Beatrix e nisën vonë lidhjen e tyre, dhe jo që në momentet e para të këngëtares në Big Brother.
Të gjithë e dinë se Semi është shoqja e ngushtë e Bora Zemanit, dhe kjo përballje pritet të jetë e vështirë për të dyja, ndodh për herë të parë pas daljes së tyre nga shtëpia.
Noa.al sjell në vëmendje se Semi dhe Beatrix kanë qenë shoqe së bashku në lice, dhe kjo situatë e krijuar me Donaldin nuk është aspak e zakonshme.
Nuk e dimë ende nëse Arbana do i japë mundësinë Beatrixës të flasë me Donaldin dhe t’i japë atij ndonjë mesazh, kështu do kuptojmë dhe reagimin e Semit.