Amarda Toska u bë pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli” në vitin 2004. Amarda rrëfen se mundësia që iu dha e që i ndryshoi karrierën nisi krejt papritur.
“Ardhja ime në ‘Portokalli’ nuk ka qenë e menduar dhe e kërkuar nga unë. Kanë qenë njerëz të tjerë, që më identifikuan kur isha balerinë në Tv Klan.
Ishte përgjegjësi e madhe, atëherë ‘Portokallia’ ishte në kulmin e vetë, dilte të dielave në darkë dhe në lokale të gjithë atë shikonin”, u shpreh Ami.
Amarda Toska u bë pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli” në vitin 2004. Tek “Ëndërrtjerrësit” u publikuan momentet e patransmetuara të 18 viteve më parë,
kur moderatorja zhvillonte audicionet për t’u përzgjedhur prezantuese e emisionit. Për shumë vite me radhë, ajo moderoi krah aktorit Agron Llakaj.
Edhe pse 18 vite pas, siç duket nga pamjet, Ami është po aq simpatike dhe elegante siç është akoma sot, kur ka dy fëmijë me Ermal Mamaqin.