Gazetarja Klodiana Lala deklaroi mbrëmjen e kaluar në emisionin ‘Opinion’ se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri duhet të flasë në mënyrë që të zhdukë disa persona nga skena politike. Lala mendon se Tahiri është një nga personat përgjegjës për kanabizimin por nuk u zgjat më shumë për ketë temë. Këtu ndërhyu dhe avokati, Maks Haxhia u cili tha se deklarata e tij për tu veshur trashë është keqinterpretuar.
Klodiana Lala: Unë besoj se Tahiri është një nga përgjegjësit kryesor për kanabizimin, por këtu nuk jemi për këtë gjë. Zoti Haxhia e kam dëgjuar me vëmendje, tha atë natë, kështu siç kanë vajtur punët, u këshilloj të gjithëve të vishen trashë. Kështu që Tahiri…
Blendi Fevziu: Të flasë?
Klodiana Lala: Po të flasë…
Maks Haxhia: Jo, mos e keqinterpreto të lutem, nuk e thashë me atë kuptim
Klodiana Lala: Nëse Tahiri dëshiron t’i bëjë një nder këtij vendi është të hapë gojën dhe të flasë. Të zhdukë disa persona nga skena politike.