Teksa po fliste për mënyrën se si sillet Donaldi jashtë mureve të shtëpisë së Big Brother VIP, Monika Lubonja ka thënë një fjali epike për aktorin vlonjat.
Ajo po i kundërvihej Einxhel Shkirës për disa etiketime të kësaj të fundit për Donaldin dhe, mes shumë fjalësh, u shpreh: “Kam punuar me Donaldin te një produksion tjetër dhe mbaj mend shumë gjëra.
“Kur ai njohu Borën, e mbaj mend mirë që nuk na vinte në prova. Më falni, por Bora i mori mendjen dhe ai nuk vinte”, tha Monika duke treguar situatën.
Einxhel po qeshte pas kësaj deklarate të Monikës, kurse Donaldi u vu në siklet. “Eh, tani filluat të na bëni dokumentarë këtu në shtëpi”. Ka të drejtë, se u teprua me temën e tij.
Big Brother Albania VIP tashmë ka hyrë në fazën e fundit të këtij edicioni. Finalja e madhe është me 18 shkurt, ku do të shpallet fituesi i trofeut që vlen 115 mijë euro.
Favoritët e këtij viti sipas rrjeteve sociale janë Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj. Ata kanë përkrahës më shumë, ndërsa pas tyre janë emra si Einxhel Shkira, Beniada Nishani dhe Monika Lubonja.
Mbetet për t’u parë se cili banor do të ketë më shumë durim në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Finalistët do të fitojnë automatikisht 10 mijë euro secili.