Debati mes Donaldit dhe Ilirit ka prekur edhe persona të tjerë, ish konkurrentë e madje edhe banorë që nuk kanë qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Bëhet fjalë për Beatrix dhe gruan e Ilirit, të cilat janë bërë pjesë e një debati, ndërsa Beatrix në studio ka komentuar këtë situatë duke thënë se Iliri di pikat e dobëta të Donaldit dhe po i përdor që ta bëjë të ndihet keq dhe të hapi debate!
Beatrix shton më tej, se këtë gjë po e bëjnë të gjithë banorët e tjerë!
“Në këtë pikë të lojës Iliri po i sjell muhabetet e vjetra, di pikat e dobëta të Donaldit, duke më përfshirë edhe mua po përdor të gjitha për ta bërë të mos ndihet mirë ose të hapi debate. Edhe nga banorë të tjerë e kam vënë re këtë gjë, aty në lojë çfarë nuk po thonë!”, u shpreh Beatrix.
“Pasi rihapen diskutimet e të kaluarës, Donaldi del jashtë çdo parametri dhe unë nuk i përgjigjem se nuk dua të lëndoj atë që është e dashura e tij”, tha Iliri, por Donaldi këmbënguli që me sjelljen e tij, Iliri e ka bërë të ndihet keq Beatrixën.
“Asnjëherë nuk kam dashur ta ul Ilirin”, tha më tej Donaldi, referuar komenteve për gruan e balerinit, pasi ky i fundit ka rrëfyer se e ka tradhtuar para disa vitesh.
Ndërkaq, mes dyshes Ilir-Donald nuk kanë munguar as ironitë për njëri tjetrin!
Iliri: Unë nuk jam sjellë njësoj si Donaldi kur isha 26 vjeç!
Donaldi: Ti 26 vjeç ke qenë si Pegasusi ke pas krahë! Unë kam ardhur vetëm dhe do dal vetëm! Do luftoj deri në fund për veten time dhe për kauzat e mia!