Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë pjesë e programit aktorja e njohur Olta Gixhari përmes një lidhjeje “Skype” nga Valencia, në Spanjë.
Olta rrëfeu jetën e re si nënë, ndërsa tregoi se është shumë e lidhur me të birin dhe ndonjëherë më shumë kontrolluese seç duhet.
Sa i përket partnerit, Olta u shpreh se nuk poston foto me të pasi ai nuk është një personazh publik. Mirëpo aktorja nuk ngurroi të zbulonte se partneri i saj është shqiptar dhe se emri i tij është Dori.
“Unë emrin edhe mund t’ ia them. S’ ia kam thënë se s’ më kanë pyetur kurrë për emrin… Zakonisht më pyesin pse s’nxjerr foto me fytyrën e tij…”, u shpreh ndër të tjera Gixhari.