Aktorja Egla Ceno ka zbuluar një nga surprizat që ishte përgatitur për spektaklin e mbrëmjes së djeshme, mirëpo produksioni ishte tërhequr në momentet e fundit.
Sipas aktores, producentët e ‘Big Brother VIP’, i kanë sugjeruar Donaldit që t’i shkruante një letër Bora Zemanit në formë paqeje dhe që e gjitha do të transmetohej ‘live’
Mirëpo duke qenë se për mbrëmjen e djeshme ishte rezervuar edhe surpriza me Romeon për emisionin e ri që 2 vëllezërit binjak do të transmetojnë në ekranin e ‘Top Channel’, sipas aktores produksioni u tërhoq pasi do të dukej sikur po e mbanin me hatër Donaldin duke ia dedikuar atij të gjithë spektaklin.
E plotë:
Producentët e Big Brother VIP mbrëmë duket se kanë qenë në një dilemë të madhe për vijimësinë e programit. Eshtë tentuar që Donaldi t’i shkruante një letër Bora Zemanit, në formë paqeje, dhe e gjitha të transmetohej live.
Madje, për ta bërë edhe më të bukur situatën, në studio mbrëmë ishin ftuar Beatrix dhe Semi, pra e dashura dhe shoqja e Donaldit, e cila mban anën e Bora Zemanit.
Pritej që me këta personazhe të krijohej spektakël, por problemi është se e gjithë nata më pas do të kthehej në një “mbrëmje Donald”, meqë atij i dërgoi vëllai një mesazh me një ofertë pune.
Romeo nuk e ka për herë të parë që shfaqet. Ai i ka bërë të gjitha në Big Brother: ka dërguar një mesazh zanor, është futur brenda shtëpisë, ka dërguar mesazhe fillimisht me dron, pastaj me parashutë dhe më pas me helikopter, ka dërguar sërish një mesazh zanor dhe mbrëmë gjithashtu doli fare pranë shtëpisë së Big Brother duke folur me zë dhe figurë.
Kjo do të shtonte shumë zëra, se Big Brother e mban me hatër Donaldin, cka ka bërë që letra e shkruaj prej tij të shtyhej për më tej ose të anulohej. Ndoshta Bora Zemani mund të ketë bërë gjithashtu një përpjekje për të mos u përfshirë më në bisedat e Big Brother.