Spektakli i së martës kishte rezervuar surpriza për banorët. Balerini shqiptar, Ilir Shaqiri do të jetë imazh i reklamave të platformës “Digitalb”.
Megjithatë, banori i shtëpisë së famshme, Ilir Shaqiri nuk është se iu gëzua edhe aq shumë kësaj oferte të televizionit Top Channel.
Kjo për arsye se në një bisedë me Donaldin, ai kishte treguar se ka pasur oferta të shumta sa ka qëndruar në Itali dhe gjithashtu shton se i urren reklamat.
Opinionisti i njohur shqiptar, Olti Curri ka ndarë një video e tij në Instagram kiu Iliri dëgjohet duke folur me Donaldin.
Theksojmë se, Iliri është finalisti i parë i “Big Brother VIP”, ndërsa Beniada finalistja e dytë e cila u zgjodh në edicionin e mbrëmshëm. Finalja e madhe është në 18 shkurt dhe deri tani “Vëllai i Madh” nuk i lëviz vendimit të parë, që numri i finalistëve do të jetë 4.