Rozë

Ishin si motra/ Prishet miqësia, Einxhel i kërkon ndihmë por Beniada i lë të gjithë pa fjalë me veprimin që bën

Miqësia mes Einxhel dhe Beniadës duket se po pëson krisje për shkak të marrëdhënies së mirë që ka kjo e fundit me Donaldin.

Gjatë kohës që po konsumonin darkën në oborr me Arjolën, ato patën diskutime rreth spektaklit dhe në një moment Einxhel kërkoi ndihmën e Beniadës për të pastruar fytyrën.

Por, duke qeshur Beniada i tha se ka dorën tjetër që i punon ndaj mund ta bëjë vetë, ndërsa Einxhel u justifikua se ishte shumë e lodhur.

Einxhel: Oh unë me këtë fytyrë. Do ma fshish? Beniada: Jo. E ke një dorë që të punon. Einxhel: E di që e kam. Jam shumë e lodhur. Jam pa gjumë.

Nderkohe, Einxhel ka shprehur deshirën e saj për të qenë një prej finalistëve të ‘Big Brother VIP’ duke thënë që nuk i interesojnë paratë apo çmimi i madh por ka dëshirë që këtë eksperiencë ta çojë deri në fund.

Natën finale, moderatorja tha se dëshiron ta përjetojë brenda shtëpisë së BBV dhe jo ta shohë nga shtëpia si spektatore.

MË TË LEXUARAT

To Top