Duke qenë se edhe pak ditë na ndajnë nga finalja e “Big Brother VIP” , banorëve u është bërë një propozim për të darkuar me miq e të afërm, në këmbim të uljes së parave në çmimin e madh.
Për këto takime ata duhet të paguajnë para të cilat i zbriten çmimit të madh prej 115 mijë euro. Teksa dy vizitorët e parë ishin opinionistët e formatit.
Arbri dhe Balina, sonte shtëpia më e famshme në Shqipëri ka mirëpritur miqtë e tyre, njëkohësisht edhe personazhe publike shumë të dashura.
Agrona Llakaj, Xhemi Shehu, Ermal Mamaqi, Ed Manushi, Flori Gjini, Salsano Rrapi darkuan mbrëmjen e sotme me 6 banorët Donaldin,
Ilirin, Beniadën, Monikën, Einxhel dhe Arjola duke falur shumë të qeshura dhe biseda të ngrohta. Ndërkohë në vijim pritet që në shtëpi të hyjnë edhe disa nga ish-banorët dhe Arbana.
Kujtojmë se finalja e madhe do të jetë më 18 shkurt, ndërsa nesër do të mësohene dhe dy finalistët e tjerë pas Ilirit dhe Beniadës.